Sunday, May 29, 2022

Pa distancë fizike, nxënësit në kohë pandemie duke pritur në rend për t’u regjistruar në shkollë

Vazhdon grumbullimi i qytetarëve para institucioneve të ndryshme në kohë të pandemisë COVID-19.

Edhe pse është bërë ftesë nga institucionet për kujdes, distancë por edhe për mos grumbullim, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Por, këtu nuk kanë vetëm faj qytetarët por edhe institucionet të cilat organizojnë ngjarje të tilla në të cilat njerëzit duhet të presin në rend e duke bërë grumbullime.

Kësaj radhe, grumbullimet të tilla janë parë para shkollës “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Pas hapjes së konkursit për regjistrim të nxënësve në shkolla, shumë nxënës janë parë të grumbulluar para këtij institucioni.

Pa mbajtje të distancës fizike, shumë të rinj prishtinas po aplikojnë në nivelet më të larta të shkollimit

- Advertisment -

Lexoni