Palca juaj kurrizore mund të mësojë dhe të kujtojë pa kontributin e trurit dhe ne
COVID-19: 3 MIJË E 792 RASTE AKTIVE NË KOSOVË
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, shkak i infektimit me COVID-19 humbën jetë nëntë persona. Duke quar kështu në 410 numrin e rasteve të vdekjes.
Ndërkaq, në vend u shënuan edhe 129 raste të reja të infektimit me virusin korona. Që nga 14 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, e deri më sot numri i të infektuarve me këtë virus ka arritur në 11 mijë e 545 persona.
E 7 mijë e 343 persona kanë arritur që ta mposhtin këtë virus. Ndërsa numri i rasteve aktive është 3 mijë e 792 persona.
Me numrin më të madh të rasteve me COVID-19 është Prishtina. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në kryeqyteti janë shënuar edhe 45 raste të të infektuarve me COVID-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 11.545 raste nga 44.433 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 410 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792”, thuhet nga të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).