Fakte të reja për staturën kombëtare të Mbretit Zog- Nga Ekrem Spahiu
Erërat e fuqishme bëjnë dëme të mëdha në Kosovë
Erërat e fuqishme të shoqëruara me reshje shiu kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna në Kosovë.
Në komunën e Gjilanit, në rrugën “ Muharrem Ibrahimi” rrugët janë mbuluar me pjesë të pullazeve të ballkoneve të shtëpive.
Reshjet e mëdha të shiut po ashtu kanë pamundësuar lëvizjen e automjeteve nga Batllava për në Orllan.
Sipas informacioneve rrjedha e madhe e ujit ka dëmtuar asfaltin duke larguar atë tërësisht nga vendi e duke pamundësuar lëvizjen e automjeteve.
Ndërsa, në Rrugën B në Prishtinë vozitësve iu është vështirësuar lëvizja e automjeteve për shkak të ujit të madh në këtë pjesë.
Por, kjo nuk është lagjeja e vetme në Prishtinë që ka probleme të tilla saherë bjen shi, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch