Thursday, May 26, 2022

Michelle Obama e ashpër ndaj Trumpit

Michelle Obama ka nisur një sulm të ashpër ndaj presidenti amerikan Donald Trump, duke thënë se është presidenti i gabuar për vendin.

“Më lejoni të jem e sinqertë dhe e qartë aq sa mundem. Donald Trump është president i gabuar për vendin tonë. Ai ka pasur mjaftueshëm kohë për të dëshmuar se mund ta kryejë punën”, ka thënë ish-zonja e parë e SHBA-së në një mesazh të incizuar në Konventën e Demokratëve.

Ajo ka bërë thirrje që të votohet Joe Bideni në nëntor në mënyrë që t’i jepet fund kaosit të krijuar nga presidenca e Trumpi, transmeton Reuters.

“Kurdo që e shikojmë drejt Shtëpisë së Bardhë për lidership apo ngushëllim ose ndonjë pamje të qëndrueshme, ajo çfarë marrim në vend të saj është kaosi, ndarja dhe një mungesë e totale dhe e plotë e ndjeshmërisë”, thotë Obama, gjersa thekson se Trumpi vepronte kokë më vete si president.

Sipas saj gjërat mund të përkeqësohen edhe më tepër.

“Prandaj nëse merrni një gjë nga fjalët e mia sonte është kjo: nëse mendoni se gjërat s’mund të bëhen më keq, më besoni, mund të bëhen dhe ata do ta bëjnë nëse ne nuk bëjmë ndonjë ndryshim në këto zgjedhje. Nëse kemi ndonjë shpresë për t’i dhënë fund këtij kaosi duhet ta votojmë Joe Bidenin, sikur jetët tona varen në këtë”, shprehet Obama.

Zgjedhjet në SHBA pritet të mbahet të martë, më 3 nëntor. Dhe për shkak të pandemisë COVID-19 demokratët hoqën dorë nga tubimi i madh në Milwaukee, Wisconsin.

- Advertisment -

Lexoni