Thursday, May 26, 2022

5 gjëra që duhet të bëni sonte (dhe çdo mbrëmje) përpara se të flini

Ka disa gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë çdo mbrëmje përpara se të flenë gjumë, në mënyrë të rregullt, pa e prishur thuajse asnjëherë këtë “regjim”. Për fat të mirë, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, prandaj mund t’i bëni shumë mirë edhe ju. Fundja, përveç ca milionave në bankë, nuk ju mungon asgjë tjetër.

– Lexoni një libër

Përveç përfitimeve të dukshme të leximit të një libri, si fitimi i njohurive të reja, leximi i përditshëm redukton stresin dhe përmirëson kujtesën. Një studim i vitit 2009, zbuloi se të lexuarit vetëm për 6 minuta në ditë, mund të zvogëlojë nivelet e stresit deri në 68%.

 5 gjëra që duhet të bëni sonte (dhe çdo

Leximi është gjithashtu një lloj stërvitjeje për mendjen tuaj, prandaj përmirëson edhe shëndetin afatgjatë të trurit.

– Bëni një dush të ngrohtë/të nxehtë

Relaksoni muskujt duke bërë një dush të ngrohtë përpara se të shkoni në shtrat. Zhytja në ujë të ngrohtë, do t’ju japi ndjesi përgjumjeje dhe kështu do të flini më shpejt dhe më mirë.

 5 gjëra që duhet të bëni sonte (dhe çdo

– Dëgjoni muzikë të lehtë

Në varësi të zhanrit të saj, muzika arrin të na qetësojë nervat dhe të na lehtësojë disi peshën e mendimeve. Zgjidhni disa këngë të lehta apo vetëm melodi meditimi dhe lëreni veten të humbisni në gjithë qetësinë e tyre. Fondacioni Kombëtar i Gjumit në Amerikë, sugjeron se të dëgjuarit muzikë përpara gjumit, mund të ndihmojë njerëzit me çregullime të gjumit.

 5 gjëra që duhet të bëni sonte (dhe çdo

– Përgatituni për ditën tjetër

Bëni një liste me çdo punë që duhet të mbaroni të nesërmen, për ta patur ditën sa më të organizuar. Përgatisni në mbrëmje, veshjen që do të mbani ditën e nesërme. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe të flini më rehat.

 5 gjëra që duhet të bëni sonte (dhe çdo

– Fikni dritën e dhomës; Mos mbani abazhurë nate me ndriçim të fortë

Ora juaj e trupit ndikohet nga dritat, prandaj është shumë e rëndësishme t’i fikni ato përpara se të flini, sepse kështu sinjalizoni trurin se ka ardhur koha për të fjetur. Nëse nuk flini dot me të gjitha dritat e fikura, mund të përdorni një dritë nate.

 5 gjëra që duhet të bëni sonte (dhe çdo

 Ju gjithashtu mund të provoni meditimin apo një ecje rreth lagjes nëse doni ta thyeni herë pas here rutinën.

Burimi: Life Hack, Cheat Sheet

- Advertisment -

Lexoni