Dy të vdekur në plazhet e Shqipërisë – Një në Durrës dhe një në Velipojë
Një tjetër pushues ka ndërruar jetë pasi është mbytur në plazhet shqiptare.
Raportohet se një pushuese është mbytur ditën e sotme në plazhin e Velipojës.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, por ajo është nxjerrë e pajetë nga ujërat e detit Adriatik në Velipojë.
Ajo ishtë pushuese në zonën e Vilunit në plazhin e Velipojës, ndërkohë që është nxjerrë nga uji nga një peshkatar.
Një i vdekur në Durrës
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45 në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrësit.
Viktima, i paidentifikuar ende, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ka kërkuar ndihmë, menjëherë pasi u fut të lahej në det. Ai sipas dëshmitarëve ka bërtitur disa herë “po mbytem, po mbytem”.
Për fat të keq, ishte shumë vonë, që t’i jepej ndihmë. Trupin e pajetë e nxori deti afro 2 metra larg bregut, e prej andej kanë qenë pushuesit të cilët e tërhoqën në breg.
Nga pamjet duken momentet e nxjerrjes së trupit në breg nga policia.