Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” – Shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani tha se policia, përkatësishtë njësitet relevante, po i vazhdon hetimet në lidhje me këtë rast.
“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në Autostradën Ibrahim Rugova, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin”, tha Kelani.
Dëshmitar në vendin e ngjarjes ishte edhe zëdhënësi i Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai ka shkruar në Facebook se personat janë nxjerrë të gjallë nga makinat, për t’u dërguar më pas në spital, dhe është lutur që ata t’u shpëtojnë plagëve të marra.
“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Fati ishte në anën e një familjeje 5 anëtarëshe nga Mitrovica, të cilët i nxorrëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes!”, ka shkruar Hoti në Facebook.