Edhe 13 të vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Mbetet i lartë numri i perdonave të regjistruar të vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. edhe 13 perdona, i janë shtuar listës së të vdekurve nga ky infeksion gjatë 24 orëve të fundit, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Po gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 158 raste të reja pozitive me koronavirus.
Ndërkohë, me 13 personat e regjistruar si të vdekur nga Covid-19, numri total i vdekjeve ka shkuar në 438 raste.
Ndërkohë, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.
Rastet e reja pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.