Gjithë vendet ku mund të shkoni bashkë, nëse takimet në kafene po bëhen pak monotone
Edhe nëse keni kiminë më të fortë në botë të dy, takimet e para, koha kur sa keni filluar të njiheni apo edhe nëse jeni në një marrëdhënie disa vjeçare, në një pikë të caktuar mund të bëhen pak monotone. Daljet në “kafen e lagjes”, apo një bar tjetër të preferuar, mund të shndërrohen në një pjesë të rutinës dhe pak ndryshim nga rutina, s’i bën askujt keq. Ka disa vende ku ju mund të kaloni këndshëm së bashku, të provoni një eksperiencë të re dhe mbi të gjitha, të çoheni nga rehatia e kafenesë.
– Për adrenalinë: Poligoni!
Provoni të gjuani me armë të vërteta në një nga poligonet e vendit tuaj. (Nëse nuk e dinit, në Tiranë ka disa.) Çmimet janë minimaliste dhe kënaqësia që do të merrni, tepër e madhe.
– Për më shumë adrenalinë: Alpinizën Indoor (në ambient të mbyllur)
Shtrëngoni duart e njëri-tjetrit dhe bëhuni gati t’ju dhembin këmbët për ca ditë.
– Për kulturë: Muze, teatër
Rezervoni dy bileta për një shfaqje teatrale të njohur në vend, ose atë për të cilën “po flasin të gjithë”. Mos i nënvlerësoni muzetë, pasi edhe aty, me pak para, mund të shihni e mësoni shumë. Një nga vendet më interesante në Tiranë është “Muzeu i Mbikëqyrjes Sekrete”, i njohur më shumë me emrin “Shtëpia e Gjtheve”, për shkak të bimëve që thuajse mbulojnë ndërtesën. Ai është një prej muzeve më intrigues, që përpiqet të tregojë tek të rinjtë dhe të huajt, një panoramë të periudhës më të errët në Shqipëri, komunizmin.
– Për t’u qetësuar: Një ditë në spa
Këtu mund të shpenzoni pak më shumë, por ia vlen! Një ditë e tëra, vetëm për ju. Sauna, masazhe, pije, maska fytyre dhe një izolim nga pjesa tjetër e botës.
– Për t’u qetësuar, pa shpenzuar shumë: Një spa minimaliste në shtëpi
Gjeni një film të këndshëm, bëni kokoshkat gati dhe përdorni ca maska fytyre në shtëpi.
– Për qejf: Kurse kërcimi
A e dini se kërcimet më sensuale janë ato latinet, si bachata apo afrikane, si kizomba? Regjistrohuni në një prej këtyre kurseve dhe lidhuni me partnerët tuaj (ose partnerët e ardhshëm) në një nivel krejt tjetër, duke kërcyer së bashku. Për 1-2 herë në javë në muaj, do të keni gjithnjë një “takim special” të rezervuar. Ju mund të jeni “Cornel & Rithika” të ardhshëm: