Përfaqësuesi rus në OKB dezinformon për Kosovën: Nëse nuk i ndalojmë shqiptarët, Ballkani hyn në
U njohën në Facebook, flet djali që drejtonte motorin e ujit në Velipojë: Vajzën e nxora në breg
Indrit Bajraktari, 25-vjeçari që drejtonte motorin e ujit nga ku ra vajza 17-vjeçare që u gjet e mbytur në Velipojë ka folur përpara policisë.
Sipas gazetarit Simon Shkreli ai ka deklaruar se e ka nxjerrë vajzën në breg dhe ia ka dorëzuar xhaxhait të saj.
Të njëjtën alibi, ai ka përdorur edhe ditën e djeshme kur është pyetur nga rojet e plazhit se ku ndodhej vajza, ndërkohë që ka vazhduar të bëjë xhiro edhe pas zhdukjes së saj.
Por deklarata e tij hidhet poshtë nga uniformat blu të cilat kanë raportuar se vajza është gjetur e mbytur rreth 800 metra larg bregut. Mësohet se trupi i vajzës është gjetur nga peshkatarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Bajraktari është parë nga pushuesit dhe operatorët e plazhit që i kanë dhënë motorin e ujit me qira, të dalë nga deti i vetëm nga deti.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se sipas ekspertizës vajza ka pësuar goditje në trup, që i janë shkaktuar nga përplasja e motorit të ujit.
17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur me pushime në Velipojë bashkë me familjen e saj.
Ndërsa 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.
Vajza dhe djali nuk kishin njohje të mëparshme dhe dyshohet se janë njohur gjatë pushimeve në Velipojë me anë të rrjetit social Facebook.
LAJMI PARAPRAK:
Misteri i mbytjes së 17-vjeçares në Velipojë, arrestohet i riu që ishte në motor uji me të
Indrit Bajraktari 25-vjeç, nga Postriba është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka fshehur ngjarjen ku një vajzë 17-vjeçare u gjet e mbytur ditën e djeshme në Velipojë.
Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë duke udhëtuar me motor uji dhe vajza ka rënë në ujë. Djali është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka treguar asgjë për këtë fakt.
Ai është parë nga pushuesit dhe operatorët e plazhit që i kanë dhënë motorin e ujit me qira, të dalë nga deti i vetëm nga deti. Këta të fundit kanë pohuar se djali ka hyrë në det i shoqëruar dhe ka dalë pa vajzën që ishte bashkë me të.
Burime bëjnë me dije për abcnews.al se sipas ekspertizës vajza ka pësuar goditje në trup, por është ende e paqartë nëse ato janë shkaktuar nga përplasja e motorit të ujit apo janë shenja dhune.
Ditën e djeshme policia njoftoi se vajza u gjet e pajetë ditën e djeshme 700-800 metra larg bregut.
“Më datë 19.08.2020, rreth 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, Shkodër, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur një shtetase e mbytur në det, e seksit femer, ende e pa identifikuar.
Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia një ditë më parë./abcnews.al