Thursday, May 19, 2022

Veprimi i Neymar “çmend” Malumën, kolumbiani mbyll “Instagramin”

Artisti me famë botërorë në fushën e muzikës, Maluma, ka mbyllur faqen e tij në “Instagram” si përgjigje ndaj sulmuesit të PSG-së, Neymar. Shpesh herë kur një person i famshëm mbyll rrjetin e tij social diçka ka ndodhur në jetën e tij private dhe normalisht fansat e tij janë të shqetësuar se çfarë mund të ketë ndodhur me të.

Veprimi i tij u zbulua ditën e djeshme, ku fansat e tij vunë re se ai kishte mbyllur “Instagramin” e tij me 52 milionë ndjekësa. Ishte vetë kompania e menaxhimit të Malumës, WK Entertainment, e cila e vuri në dyshim këtë veprim të kolumbianit duke pyetur: “A e di dikush se çfarë ka ndodhur me “Instagramin” e Malumës”.

Sipas raportimit të “Page Six”, veprimi i këngëtarit është lidhur me një video të postuar në “Instastoryt” e Angel Di Marias, ku shikohet pikërisht braziliani Neymar i cili po këndon një këngë të Malumës.

Kënga e përzgjedhur në video është ajo që këngëtari ia kishte dedikuar ish-të dashurës së tij, Natalies, e cila ka disa muaj se flitet se është në një lidhje me sulmuesin e PSG-së. Dhe siç shikohet në video, Neymar e këndon me shumë dëshirë këngën dhe kjo mund të jetë arsyeja e veprimit të Malumës. /abcnews.al

- Advertisment -

Lexoni