Sunday, May 29, 2022

Vuçiç paralajmëron lidërët kosovarë: Mos u nisni në SHBA për marrëveshje përfundimtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar lidërit e Kosovës që do të nisen për në Uashington se nëse nisen me idenë për një marrëveshje përfundimtare, ai ka theksuar se duhet të heqin dorë.

Reagimi i Vuçiç ka ardhur menjëherë pas deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, se në Shtetet e Bashkuara duhet të shkohet për marrëveshje ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Vuçiç.

Gjatë ditës, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Haradinaj, tha se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep SHBA-ja zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisment -

Lexoni