Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
DHJETË TË VDEKUR DHE 162 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË KOSOVË
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 162 raste pozitive me Covid-19 nga gjithsej 584 mostra të testaua ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërkaq janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë.