Fizikanët thonë se bateria e fundit mund të shfrytëzojë fuqinë e vrimave të zeza: ScienceAlert
Nga vullkanet kolosalë tek ishujt e parajsës, imazhet mahnitëse të kapura me dron (FOTO)
Johan Vandenhecke mësoi që të fotografonte me dron duke shikuar një video në “Youtube”. Duket se i ka vënë shumë rëndësi kësaj video dhe ka mësuar shumë se si të realizojë foton perfekte nga lart.
Imazhet e tij ajrore janë kaq mbresëlënëse dhe të rralla. Madje Johan ka krijuar një master të fotografisë së dronit, në mënyrë që të ndihmojë amatorët që të bëhen sa më profesionistë dhe të dinë të kapin imazhe të veçanta.
Ndërkohë vetë ai nisi që të fotografonte nga ajri dy vite më parë, gjatë një udhëtimi me të dashurën e tij nëpër Azinë juglindore, Australi dhe Amerikën e jugut.
Sapo nisi që në profilin e tij në “Instagram” (johan_drone_adventures) të postonte imazhet e krijuara nga ai, edhe ndjekësit u shtuan dhe kanë shkuar në 20 mijë.