Thursday, May 26, 2022

Turqia gjen sasinë e madhe të gazit, Erdogan: Greqia, e përkëdhelura e BE-së

E nisi fjalimin duke kujtuar se luftërat në shekullin e fundit janë bërë për energjinë, për rezervat e naftës dhe të gazit. Më pas dha lajmin e mirë për popullin e vet, zbulimin e sasisë më të madhe të gazit natyror në historinë e Turqisë.

“Jo të gjithë ata që kërkojnë gjejnë, por ata që gjejnë kërkohen”, tha Erdogan.

Njoftoi se kërkimet do të vijojnë edhe në Mesdhe dhe është i bindur se edhe nga aty do të vijë lajm i mirë.

“Anija Fatih ka zbuluar rezervën më të madhe të gazit natyror në historinë e Turqisë në Detin e Zi. Bëhet fjalë për një sasi 320 miliardë metër kub gaz. Kjo është vetëm një pjesë që kemi arritur të gjejmë në një nga zonat më të pasura me gaz. Kemi qëllim që këtë sasi ta vëmë në përdorim të qytetarëve në vitin 2023”.

Erdoan lëshoi akuza të forta edhe për Bashkimin Europian.

“E njëjta pasuri gjendet në Mesdhe prandaj do të vijojmë kërkimet aty deri në fund të vitit edhe pse Greqia nuk ndihet rehat do Zoti do të marrim një lajm të mirë edhe aty”.

Ndërsa pati një mesazh edhe për fuqitë ndërkombëtare.

“Greqia është fëmija i përkëdhelur i BE-së. Me ndërhyrjen në Mesdhe, BE-ja shkel vlerat. Bën tradhti kur përkëdhel Greqinë dhe vërsulet ndaj nesh. BE nuk duhet të harrojë që nesër do të jetë më e dëmtuara nga kufijtë në hartë që janë një budallallëk”.

Kërkimet në zonën e Sakarjas në Detin e Zi kanë nisur që në vitin 2017 kur Ministria e Energjisë drejtohej nga Berat Allbajrak që është edhe dhëndrri i Erdogan.

- Advertisment -

Lexoni