Saturday, May 28, 2022

​Vritet një person në Drenas, policia jep detaje

Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Drenasit. Ndërkohë tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Nekoc.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku përveç mjeteve të forta është përdorur edhe arma e zjarrit. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë rast një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore gjatë përleshjes fizike. Personi i plagosur nga arma e zjarrit, nuk ka mundur t’u përballojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, thotë ajo.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor derisa policia ka identifikuar tre të dyshuar dhe është në kërkim të tyre

Po ashtu ajo ka thënë se lidhur me këtë rast të vrasjes, janë identifikuar tre persona të dyshuar dhe jemi në kërkim të tyre.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.

- Advertisment -

Lexoni