https://inforculture.info/2024/04/17/jeta-ne-komunizmin-shqiptar/
Kjo qendër tregtare duket si një qytet (jo dhe aq) i vogël
Me më shumë se 200 dyqane, një arkiteturë që ndërthur kulturën e disa vendeve dhe me një kanal të brendshëm prej 150 metrash, ku lundrojnë gondolat, Villagio Mall është një nga pikat turistike më tërheqëse në skajin perëndimor të Doha-s, kryeqytetit të Katarit.
Qendra tregtare është rihapur pjesërisht në shtator të 2012-ës, pasi përmbushi standartet e rrepta të sigurisë, pas një zjarri masiv brenda qendrës, që rezultoi në 19 jetë të humbura. Për këtë arsye, pjesë të qendrës qëndrojnë të mbyllura. Ajo arriti të rimëkëmbej pak vite më vonë, deri sa iu rikthye normalitetit.
“Villagio Mall” përmban edhe Parkun “Gondolania”, një park në ambientet e brendshme te qendrës, me shumë “roller-coasters” dhe lojëra të tjera:
Brenda qendrës, është gjithashtu dhe pista më e madhe e patinazhit në vend, me madhësi Olimpike:
Ajo ka një numër të madh të firmave luksoze, por edhe supermarkete, ëmbëltore dhe lloje të tjera biznesesh:
Sidoqoftë, zona e preferuar e turistëve është kanali i brendshëm ujor, që të jep ndjesinë se je diku në Venecia: