Krasniqi rikthehet me fitore
Pas pauzës prej 15 muajve, është rikthyer me fitore boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, i cili fitoi në meçin kundër çekut Stanislas Eschner.
Në përballjen e zhvilluar të shtunën, Krasniqi ka dalë fitimtar, duke u rikthyer në ring në mënyrën më të mirë pas 15 mujash.
Në rundin e gjashtë, boksieri i famshëm nga Kosova fitoi pas ndërhyrjes së gjyqtarit.
Krsniqi ka qenë më parë edhe kampion i Evropës në kategorinë përkatëse në boks.