Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
‘U bëfsh 100 vjeçe zemër’: Për 25-vjetorin e Duas, Chiara Ferragni dhe e motra flasin shqip
Dua Lipa feston sot 25-vjetorin dhe mes shumë urimeve që këngëtarja ka marrë, njëri prej tyre është ai i Chiara Ferragni-t, që shkruan:
“Happiest birthday to this angel girl @dualipa. Hope to see you soon. U bëfsh 100 vjeçe zemër.”
(Ditëlindjen më të lumtur për këtë ëngjëll. Shpresoj të shihemi shpejt.)
Ndërkohë, mes komenteve, dallon me mijëra pëlqime edhe komenti i motrës së Chiarës, Fra Ferragni e cila thotë: “Bukurosheee”
Dua dhe Chiara janë mikesha të mira prej kohësh:
Ndërsa, vetë këngëtarja, me rastin e ditëlindjes, ka rikujtuar edhe 5-vjetorin e këngës së saj të parë dhe shkruan:
“Përpara 5 vitesh publikova këngën time të parë dhe videoklipin “New Love”. Faleminderit që keni qëndruar me mua gjatë këtyre viteve. Numëroj yjet e mi me fat çdo ditë.”