Tuesday, May 24, 2022

8 muaj pas tërmetit, ende ka banorë në çadra, bonusi i qirasë s’u mjafton

8 muaj pas tërmetit që u mori jetën 51 personave dhe la me mijëra familje në qiell të hapur, situata për të pastrehët ka mbetur e njëjtë. Në Manzë, ka ende banorë që jetojnë në çadra, në pritje për të mësuar për fatin e strehimit të tyre. Ali Mustani është një prej tyre.

“….kanë thënë që ka dalë për shembje…Për momentin ditët që po kalojnë gjërat vijë duke u vështirësu dhe koha bën të vetën. Temperature  jashtë ndikon çadra ka temperaturën e vet”, tregon i moshuari.

Ali Mustani jeton me bashkëshorten në çadër, ndërsa djali e kalon natën tek të afërmit. Bonusi i qirasë nuk është mjaftueshëm për të gjetur një banesë të re.

“Aq sa kanë sjellë ato tani ca të llogaris, ato shkojnë ilaçe. Në fillim merrja 250 mijë lekë, tani marr 150 mijë lekë, nuk e dimë për ccfarë arsye”, thotë banori i Manzës.

Si ja del me përballu jetesën?

“Me ndihma të njerëzve, ca të bëjmë, çuni është pa punë, edhe me kërku nuk të merr kush se kanë frikë sëmundjen…me ndihmo mua tek toka, toka është në mëshirë të fatit pa ujë pa asgjë, çfarë të marrim të shtyjmë….”, vijon rrëfimin Aliu.

Situata e COVID nuk ka ndikuar vetëm në ekonominë e familjes, por dhe në shëndetin e Aliut. Ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni që kryhet tek spitali “Shefqet Ndroqi”, por i duhet të presë deri në përfundim të pandemisë.

“Lëvizja e temperaturës më jep tensionin zemrën, mushkritë. Sa të eci 100 metra, bllokohen arteriet dhe më jep fryrje krahu, po ca të bëjmë…. Mund të bëjmë një ndërhyrje në zemër, mbas covidt. Në rast se përkeqësohet jam i detyruar të kaloj në spital tjetër, me kalu në spital tjetër është me para dhe është kosto e rëndë për mua”, thotë ai.

Euronews Albania u interesua pranë Bashkisë së Durrësit, për sa i përket përgjysmimit të bonusit të qirasë. Sipas ndarjes së bërë, një familje me 1-3 persona përfiton 150 mijë lekë, 4-5 persona përfitojnë 250 dhe mbi 6 pjesëtarë të familje përfiton 300 mijë lekë të vjetra bonus.

Florian Tahiri përmes një bisede telefonike tregon se është bërë një gabim tek disa përfitues mbi këtë pagë. Shumë familje që janë vetëm 3 pjesëtarë kanë përfituar për shumë kohë shumën prej 250 mijë lekësh, ndaj në momentin që është vënë re ky gabim bonusi është përgjysmuar.

- Advertisment -

Lexoni