Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
A do të jetë Prishtina qendra e re e modës?
“Paris- London- Milan – New York”, lexonim dikur në letrat e çantës që na sillnin të afërmit emigrantë nga jashtë, bashkë me rrobat dhe ne si e gjithë bota, mendonim se moda lindte e krijohej vetëm këtu. Sot, kjo katërshe përmendet më shumë për nostalgji, sesa vërtet dikton trendet e botës së modës.
Italia, e dërmuar ekonomikisht nga korona, ka shumë kohë që përsërit veten dhe dizajnerat luftojnë mes asaj ç’ka dinë e çfarë u përplasin rrjetet sociale.
Dolce & Gabbana, duket sikur e ka kthyer markën e tij së fundmi në një butik me veshje folklorike të rifreskuara dhe (ose) ka dëshirë të rrijë në vend. Nga ana tjetër Armani, tashmë shumë i vjetër vazhdon të qëndrojë konservatorë ose thjesht duan të mbeten klasikë dhe të mos përballen me trendet që Instagram-i nxjerr çdo ditë.
Ndoshta, të lartpërmendurat kanë zbuluar sektorë të tjerë të modës që janë edhe më fitimprurës, prandaj zgjedhin të mos sjellin një frymë të re nëpër koleksione.
Franca e Haute couture ka marrë një koncept të ri pas pandemisë. Gjuha politike dhe ajo ekonomike ka ndryshuar ndjeshëm dhe aristokracia e bardhë nuk është më blerëse sa Kina apo Rusia. Shumë stilistë francezë, si Chanel, Louis Vuitton, Givenchy, Yves Saint Laurent, Dior, Jean Paul Gaultier, Lanvin, Chloé, Céline e shumë të tjerëe kanë zhvendosur vëmendjen tek aksesorët, parfumet apo çantat, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga veshjet.
Të flasësh sot për origjinën e modës franceze është kthyer në klishe. Më me qejf do të shihje për herë të 50-të serinë ku Ross tek Friends-at ble majmunin sesa të dëgjosh tani kur rrjetet sociale ndikojnë kaq shumë, të flitet për modën franceze.
Pak më ndryshe është Londra me Javën e saj të Modës, tek e cila Anna Wintour refuzoi të shkojë, por nga ana tjetër dhe Vogue po del jashtë mode, duke mos u përshtatur me ditët që njerëzimi po jeton. Gjatë levizjes “Black Lives Matter” u vu re se si revista e famshme ishte tërësisht jashtë realitetit, duke i përkitur vetëm 1% të popullsisë botërore.
Pas pandemisë, hendeku mes të pasurëve dhe të varfërve u bë edhe më i thellë. Klasa e mesme thuajse është zhdukur nga krizat e njëpasnjëshme e ndërsa të pasurit kanë përfituar prej tyre. Në po të njëjtën kohë, Instagram-i, Tik-Tok e shumë të tjera e kanë kthyer vëmendjen në 15 sekonda.
Ata që janë rritur me modën për të cilën folëm më lart, (millennial) tani kanë të tjera interesa. Të përqëndruar tek eksplorimi i vetes, meditimi, yoga dhe paqja e brendshme kanë kuptuar se veshjet nuk kanë rëndësinë që besonin dikur.
Brezi i ri, ai i Instagram-it ka kuptuar se si mund të bëhet i famshëm me një video 15-sekondëshe, ashtu brenda shpëtisë, i pagrimuar apo veshur me shije. Rrjetet sociale, i dhanë mundësinë të gjithëve për të shfaqur veten, duke i bërë të tjerët të kuptojnë se industria e modës nuk rri aty.
Moda botërore u nda në dy pjesë: 1-E larta, e cila sheh drejt blerësve kinezë, (ku përveçse ndodhen miliarderët më të mëdhenj edhe pas pandemisë e shohin shopping si terapi) ose 2- Fast Fashion me dyqane si Zara, H&M, Bershka e shumë të tjera që gjenden kudo.
Të dyja vijnë me dënimet e tyre. Fast Fashion ndoshta edhe më shumë, pasi sipas shkencëtarëve veshjet “e shpejta” i bëjnë shumë dëme Tokës. Në mes këtyre dy ekstremeve, janë ata, një grup njerëzish të zgjuar, të ngritur nga Instagram-i, të cilët ndodhen në shtetin më të ri të Ballkanit, dizajnerat e Kosovës! Vetëm në listën tonë, kemi rreth 17 të numëruar, por sa të tjerë janë frymëzuar prej tyre! Duke shitur nga Timbuktu në Hong Kong e deri tek emrat më të mëdhenj të muzikës apo vlogers-at e famshëm.
Valdrin Sahiti
Diana Qerimi
Drenusha Xharra
Yllka Brada
Krenare Rugova
Përmendim këtu Valdrin Sahitin, Lena Berishën, Blerina Rugovën, etj, me fustanet e mbrëmjes të shumë kërkuar nga klientët në Karaibe, Azi e Largët, Afrikë apo Lindja e Mesme. Stilistët në Kosovë bëjnë të njëjtët punë si emrat që përmendëm në fillim të këtij artikulli, por me një çmim më të përballueshëm. Njeriu sot nuk është më aq kureshtar apo i interesuar për mëndashin francez të Haute couture.
Blerina Kllokaqi Rugova
7-Lia Stublla
Lena Berisha
Teuta Matoshi
Albina Dyla
Anabelmagazine