Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
Gjermania organizon koncerte me numër të madh të pjesëmarrësve, për të studiuar pandeminë
Tre koncerte janë organizuar në Gjermani për t’ju mundësuar shkencëtarëve të hetojnë rreziqet e ngjarjeve të tilla masive gjatë kësaj pandemie.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 4,000 vullnetarë të shëndetshëm nga mosha 18 deri në 50 vjeç iu bashkuan këtij studimi i cili do të kryhet nga Universiteti Halle.
Studimi vjen derisa Gjermani po përballet së fundmi me rritje të rasteve nga sëmundja e COVID-19.
Bëhet e ditur se më shumë se 2,000 raste u konfirmuan brenda 24 orëve nga coronavirusi në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 232 mijë, bazuar në raportin e Institutit Robert Koch.
Studimi i këtij organizimi i quajtur Restart-19, u krijua për të hetuar kushtet nëse ngjarje të tilla mund të zhvillohen përkundër pandemisë, thanë studiuesit.
Koncerti i parë nuk parasheh rregulla të forta; i dyti do të respektojë kushtet e higjienës dhe të distancimit, kurse i treti parashihet që të zbatojë distancën mes personave prej 1.5 metrash.