Mike Tyson është njëri nga boksierët më të mirë në histori. Së fundi ai po përgatitet për t’u rikthyer në ring në moshën 54-vjeçare dhe një video e tij është bërë virale në rrjetet sociale.
Ai është parë duke falur namaz së bashku me dy shokë të tij. Kjo tregon se Tyson është praktikues i fesë islame. Kjo video është parë mbi 1 milionë herë dhe po komentohet me të madhe në rrjetet sociale.