Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Përdoruesit e TikTok dhe Wechat hedhin në gjyq presidentin Trump
Disa banorë amerikanë kanë paditur qeverinë e presidentit Trump për urdhrin që ka ndaluar përdorimin e aplikacionit të komunikimit kinez.
Padia është ngritur në San Francisko nga individë që thonë se aplikacionin e përdornin për arsye pune, për lutje fetare dhe për të komunikuar me të afërmit e tyre në Kinë.
Paditësit, të cilët nuk kanëlidhje me Wechat apo me kompaninë mëmë, Tencent Holdings, thanë se ky urdhër u hiqte lirinë e shprehjes, lirinë për të ushtruar fenë dhe të drejta të tjera që ua garanton kushtetuta.
Në të njëjtën kohë, edhe TikTok, një aplikacion kinez me rreth 1 miliardë përdorues në të gjithë botën, deklaroi të shtunën se është duke marrë masa për të ngritur padi kudnër urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump.