Filmohet krijesë misterioze në Islandë, nuk dihet çfarë është (Video)
Një video e publikuar nga Reuters po bën xhiron e rrjetit e njëkohësisht ka ngjallur panik, të paktën për ata që e besojnë.
Një video e realizuar nga një turiste në kaskadat e Dertifoss, ujvarë në Islandë, tregon një krijesë të çuditshme, misterioze që nuk dihet me çfarë ngjan.
” Unë po shëtisja në vendin tim të origjinës në Islandë, tregoi autorja e kësaj video. Ndërkohë që vendosëm të ndalonim për të vizituar një nga kaskadat më të mëdha të vendit. Jam shumë aktive në instagram për këtë arsye bëra disa foto dhe video pranë ujvarës”, tregon turistja.
Ajo shton më tej:
“Kur i ripashë më vonë imazhet dallova krijesën e cuditshme. Duke qenë se isha rreth 4 orë larg nga vendi ku bëra xhirimet nuk mund të kthehesha përsëri për të riparë më mire çfarë ishte, kështu që postova pamjet në rrjete dhe pyeta ndjekësit e mi se çfarë mendonin. Askush nuk arriti të më jepte një shpejgim, se çfarë ishte ajo krijesë. As unë nuk di ta them. Gjithçka që di është se pata një ndjesi të çuditshme. Në rrjete u dhanë versione të ndyshme dhe u hodhën hipoteza të ndryshme, dikush tha se mund të bëhej fjalë edhe për një pemë. Por gjithsesi dyshimet ngelen,“-tha turistja.