Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Hoti: Plani për vitin e ri shkollor miratohet së shpejti në Qeveri, s’ka lehtësim të masave
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pas takimit me kryetarët komunave, ku është diskutuar për fillimin e vitit të ri shkollor, raporton EO.
Hoti nuk ka bërë të ditur nëse në këtë takim është marrë ndonjë vendim, por ka thënë se takimi ka qenë shumë i rëndësishëm.
Ai ka thënë se master plani për vitin e ri shkollor do të miratohet së shpejti në Qeveri.
“Master -Plani do të kalojë në Qeveri së shpeti dhe më pas do të merret vendimi nga Ministria e Arsimit”, është shprehur Hoti.
Ai ka folur edhe për masa të reja ndaj pandemisë, ku ka thënë se nuk pritet të ketë lehtësim të tyre, ndërsa është shprehur i kënaqur me respektimin e atyre aktuale nga qytetarët.
“Nuk them se do të shkojmë nga lirimi i masave, pro ajo çfarë po vërejmë është se është krijuar një kulturë e respektimit të tyre, nuk sheh qytetarë pa maska”, ka thënë Hoti.