Wednesday, May 18, 2022

Viti i ri shkollor do të nisë në tri faza

Jo për të gjithë nxënësit viti shkollor do të nis më 1 shtator. Sipas master-planit të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin e ri shkollor, mësimi do të fillojë në tri faza, më 1 shtator, 7 shtator dhe 10 shtator.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, pas takimit që pati me kryeministrin dhe kryetarët e komunave, ka treguar se si parashihet të shkojë procesi mësimor në kohë pandemie.

Detajet tjera se si do të shkojë procesi, në shkolla apo online, do të vendoset më vonë.

“E kemi përgatitur master-planin për vitin shkollor që do të nis më 1 shtator për parashkollor, klasat 1, 2, 3, 6 dhe 9. Në fazën e dytë që do të fillojë më 7 shtator, do të vijojnë klasat 4 e 5 dhe në fazën e tretë mësimi të nis më 10 shtator për klasat 7, 8 ,9, 11 dhe 12, sipas tre skenarëve të paraqitur. Vendimin e kam të përgatitur, do të konsultohem me kryeministrin dhe Qeverinë dhe përfundimisht besoj se brenda ditës ose në mbledhjen e Qeverisë vendoset. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë dhe deri diku e rrezikshme, por duhet të përkujdesemi të marrim masa për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Likaj.

MASH ka dhënë udhëzimet e përgjithshme për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 në kushtet e kujdesit ndaj pandemisë…

Posted by Ministria e Arsimit dhe Shkencës – MASH on Monday, 24 August 2020

- Advertisment -

Lexoni