Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
“Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, Mavraj i thotë “lamtumirë” kombëtares me një mesazh prekës (FOTO/VIDEO)
Një nga mbrojtësit më të mirë të kombëtares në dekadën e fundit, Mërgim Mavraj, i ka thënë zyrtarisht “lamtumirë” si lojtar Shqipërisë.
Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale tha se përvoja plot emocione e sfida me fanellën kuqezi ka skalitur brenda tij përjetime të rralla dhe të pashlyeshme.
Mavraj pohoi se rrugëtimi që i ka mundësuar edhe aksesin në fazën finale të EURO 2016 në Francë, “më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe më mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time” dhe se vendimi vjen nga konstatimi se “ky fund është më se i lumtur”.
Mesazhi i 34-vjeçarit mbyllet me fjalët: “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë!”
Vlen për t’u theksuar që Mavraj, me maturinë dhe gjakftohtësinë e tij në qendër të mbrojtjes, fitoi zemrat e tifozëve kuqezi. Ai së bashku me Canën ishin dy nga pikat kryesore të suksesit të Shqipërisë së De Biazit në Euro 2016.
Forma e tij erdhi duke rënë në vitet e fundit, ku Mavraj humbi pak nga pak fanellën e titullarit, sidoqoftë kontributi i tij për kombëtaren mbetet i çmuar.