Çejku: Takimi i nesërm në Ambasadën Amerikane, për të shmangur Kurtin

Vendet përrallore të Evropës
Kështjella, fshatra me shtëpi të vogla, rrugë të mbushura me pemë, këto janë vendet magjike të Evropës, që shumë i ngatëruan me ato të përrallave. Por, ato ekzistojnë në të vërtetë dhe po të jeni fatlumë mund t’i vizitoni ndonjëherë për një eksperiencë magjike!
Kështjella Eltz, Gjermani

Kështjella e Eltz-it i përket së njëjtës familje që nga shekulli i 12-të, gjë që është shumë e rrallë në Evropë. Kalaja është përrallore! Asnjëherë nuk është shkatërruar.
Mont Saint Michel

Mont-Saint-Michel i bën udhëtarët nga e gjithë bota të ëndërrojnë.
Tossa de Mar

Qielli blu, deti blu dhe rëra e imët po ju presin! Tossa de Mar është magjike.
Dark Hedges, Irland

Dark Hedges është një vend magjepsës! Ajo u bë shumë e njohur pasi u xhirua seriali “Game of Thrones”. Kjo korsi e bukur pemësh është një ambient ideal për fotografët ose për adhuruesit e natyrës.
Colmar, Francë

Colmar është një destinacion përrallor për të rinjtë dhe të moshuarit; mund ta vizitoni në çdo kohë të vitit.
Kështjella Neuschwanstein, Gjermani

Kështjella e Neuschwanstein është padyshim kështjella më magjike në Evropë. Ajo ka qenë e hapur për publikun që nga viti 1886 dhe është një nga xhevahirët e turizmit në Bavari, me më shumë se një milion vizitorë çdo vit.
Mbreti Ludwig II, me nofkën “Mbreti i ndrojtur” dikur strehohej në kështjellë, sepse ai e urrente jetën shoqërore. Kalaja dhe rajoni i’a vlen të vizitohen.
Riquewihr, Francë

Një qytet piktoresk mesjetar që nuk u bombardua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka mbetur i paprekur.
I vendosur 13 kilometra larg Colmar, një tjetër destinacion magjik, Riquewihr është padyshim një destinacion i domosdoshëm për adhuruesit e historisë, peizazheve magjike, vreshtave dhe gastronomisë.
Kështjella “In Love with the Wind”, Bullgari

Një nga monumentet më të vizituara në Bullgari, Kështjella e Ravadinovës, e quajtur edhe “In Love with the Wind” është vepër e një prej kalorësve të fundit të kohërave moderne: Georgi Tumpalov.
Tumpalov e shndërroi ëndrrën e tij të fëmijërisë në realitet: ai krijoi vetë një kështjellë, duke vizatuar secilën nga skicat e saj, secilën nga dhomat plot mend dhe kopshtin e bukur rreth kështjellës.
Prague, Çeki

Praga është padyshim një nga destinacionet më të vizituara nga turistët, me kështjellën e saj, rrugët mesjetare dhe atmosferën unike, qëndrimi në Pragë nuk është asnjëherë i mërzitshëm.
Isola Bella, Itali

Italia është një nga vendet më të mira evropiane për një festë të përsosur. Tropea në jug-perëndim të Italisë është një parajsë në tokë.