Bëni vet kremin për lëkurën e djegur nga dielli
Në ditët e nxehta të verës lëkura juaj ka nevoj për hidratim çdo ditë, sidomos pas një dite në plazh kur jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit më shumë se zakonisht. Nëse preferoni të bëni gjërat vet dhe ju pëlqejnë produktet natyrale atëherë ju mund të krijoni vet kremin tuaj. Me një kosto jo të lartë dhe produkte nga natyra ky krem do ju dhurojë një lëkurë të butë dhe të shndërritshme.
Mjetet që ju nevojiten:
1/2 filxhan vaj kokosi
2 lugë xhel aloe vera
12 pika vaj esencial (P.sh. mente, livando dhe portokall)
Enë me kapak
Mënyra e përgatitjes:
Së pari rrihni vajin e kokosit me mikser. Duhet të jetë i fortë për këtë recet andaj ndoshta duhet ta vendoseni në frigorifer që të mos jetë i lëngshëm. Pastaj vendoseni në enën tuaj dhe vazhdoni ta rrihni me mikser ose mikser dore edhe për 5-10 minuta.
Pastaj shtoni disa pika vaj esencial dhe xhel aloe vera. Përzijeni mirë. Ju mund ta vendosni në frigorifer në mënyrë që kur ta aplikoni në lëkurë, t’u dhurojë një ndjenjë freskie.
Ky locion është i shkëlqyeshëm për njerëzit që nuk ju pëlqen ndjenja e yndyrshme e vajit të arrës së kokosit. Përzierja me xhelin e aloe verës e balancon vajin në këtë produkt. Ftohtësia dhe freskia e tij bëjnë mrekulli në lëkurën e djegur nga dielli!