Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Rama prezanton projektin për Urën e Madhe të Kukësit: Një tjetër vepër e munguar e Rrugës së Kombit
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka prezantuar projektin për Urën e Madhe të Kukësit, e cila sipas tij është një tjetër vepër e munguar të Rrugës së Kombit, falë së cilës do të mbyllet “kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj ‘gryke shisheje’ përballë shkëmbit”.
Përmes fotove të postuara në profilin e vet në rrjetin social kreu i qeverisë jep edhe detaje të projektit të ri, duke mos harruar të thumbojë edhe opozitën.