Një roje bregdetare ka hapur zjarr ndaj një peshkaqeni 2.5 metra të gjatë pasi iu afruar një grupi prej 40 personash që po shijonin detin në oqeanin Paqësor.
Peshkaqeni u dallua nga roja teksa personat në anije ishin duke u larë në det në atë moment.
Në grupin e njerëzve kishte dhe fëmijë që laheshin, dhe arritën t’i shpëtojnë për mrekulli grabitqarit të detit.



