Ditari sekret i Enver Hoxhës: Projekti i panjohur për t’u hapur me Perëndimin që në
Messi temë dite në Barcelonë, përshkallëzojnë protestat e tifozëve!
Tifozët e Barcelonës përshkallëzuan protestat pas zërave për largimin e Lionel Mesit nga klubi blaugrana teksa sulmuan dhe stadiumin “Camp Nou” duke thyer dhe rrethimin e forcave të sigurisë. Pas bërjes publike të kërkesës së yllit argjentinas, për t’u larguar nga Barcelona, protestat përfshinë kryeqendrën e Katalunjës, ku pas atyre të mbajtura të martën, ato të ditës së mërkurë u përshkallëzuan dhe me tepër.
Një grupim tifozësh i vendosur jashtë impiantit të skuadrës “Camp Nou” protestuan për largimin e Messit dhe madje arritën të thyejnë dhe kangjellat e hyrjes së stadiumit blaugrana. Ata kërkonin dorëheqjen e presidentit Josep Bartomeu dhe qëndrimin e Messit në “Camp Nou” teksa bënë thirrje vazhdimisht për largimin e drejtuesve duke kënduar dhe këngë në mbështetje të argjentinasit por dhe të vetë tifogrupeve katalanase. Disa prej tyre u panë teksa shoqëroheshin nga forcat e rendit, pasi sulmuan hyrjen kryesore të “Camp Nou”.
Gjatë ditës gjithashtu drejtuesit blaugrana bënë thirrje për qetësi duke shprehur gadishmërinë e tyre për të bindur Messin që të qëndrojë te Barcelona. Presidenti Bartomeu, që akuzohet si shkaktari kryesor i krisjes me Lionel Messin, theksoi përpara mediave se do të bëjë gjithcka që ylli argjentinas të qëndrojë te Barcelona duke nënkuptuar dhe një dorëheqje të mundshme për t’i paraprirë largimit të idhullit të tifozerisë blaugrana.
Për Messin ka patur zëra të fortë këto ditë që e lidhin me një transferim në Premier League te skuadra e Manchester Cityt, ndërsa të interesuara janë dhe Inter e PSG ndërsa ekzistojnë dhe zëra që flasin për një kalim të tijin te Juventusi, për tu bashkuar me rivalin e tij Cristiano Ronaldo dhe pse në pamje të parë kjo duket pothuajse e pamundur.