Ned Price: Grenell dështoi në dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka argumentuar me ish-asistentin e Barack Obamës, Ned Price për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Price përmes një postimi në Twitter, duke iu adresuar Grenellit ka thënë se ky i fundit ka dështuar në mënyrë spektakolare në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai gjithashtu ia ka përmendur edhe çështjen e LGBTQ-së duke i thënë se një temë të tillë atij nuk i lejohet ta diskutojë në partinë e tij.
E këtij postimi i është përgjigjur Grenell. Ai ka thënë se negociatat Kosovë-Serbi do të mbahen javën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë. Ai tutje i ka thënë Price që ekipi i tij i ka injoruar për 8 vjet njerëzit e Kosovës dhe Serbisë.
“Ekipi yt i ka injoruar për tetë vjet njerëzit e Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai duke shtuar se kandidati për president i SHBA-së, Joe Biden e ka quajtur komunitetin e homoseksualëve rrezik për sigurinë.