Studimi Lidh Preferencën për Makina me zë të lartë me disa Tipare të Personalitetit Befasues:
Paris Hilton flet për abuzimet në shkollë: ‘S’kam folur kurrë për këtë’
Paris Hilton është gati të tregojë historinë e saj! Për herë të parë Hilton rrëfen detaje nga një periudhë e vështirë gjatë adoleshencës së saj; atë të abuzimit në shkollë.
Së fundmi, Hilton ka publikuar trailerin e dokumentarit të saj, një prodhim i YouTube me titull “This is Paris”, premiera e të cilës është në shtator. Në trailer, trashëgimtarja flet për traumat e shkaktuara nga stafi i shkollës, përjetime të patreguara kurrë më parë, përfshi këtu dhe familjen e saj.
Si një adoleshente që jetonte në Neë York, Paris shpesh rebelohej kundër prindërve të saj dhe nuk i zbatonte rregullat e tyre. Do të shkonte në festa të çmendura apo club-e edhe nëse ata s’e lejonin.
“Ata më ndëshkonin duke më marr celularin, më mbyllnin kartën e kreditit, por nuk funksionoi. Unë vazhdoja të bëja sipas kokës sime. Shpejt, prindërit vendosën të më çonin në një shkollë me fjetje, që supozohej të rregullonte sjelljen time.”- u shpreh Paris, ku shtoi se aty dhunohej fizikisht dhe mendërisht në mënyrë të rregullt.
“Supozohej të ishte një shkollë, por mësimi s’ishte fokusi. Që nga momenti që zgjohesha e deri kur bija për të fjetur, kisha të bërtitura para fytyrës sime, ulërima dhe torturë konstante. Stafi i shkollës më bënte të ndihesha shumë keq dhe më bullizonin. Mendoj se qëllimi i tyre ishte të na torturonin derisa të kishim frikë t’i flisnim.Donin t’i injektonin fëmijëve frikën me se s’bën!”
Sipas People, 3 nga ish-shoqet e shkollës së Hilton do të shfaqen gjithashtu në dokumentar për të treguar versionin e tyre të kësaj historie. Ajo çfraë trashëgimtarja kërkon është mbyllja e të tilla shkollave.
“Dua që këto vende të mbyllen. Dua të jem një zë për fëmijët dhe të rriturit që kanë patur eksperienca të njëjta. Dua të kjo të ndalojë dhe do bëj gjithçka mundem për t’ja arritur.”