Monday, May 23, 2022

Hoti: Njohja reciproke, e vetmja temë në çdo takim me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vetëm njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë i normalizon raportet mes dy vendeve. Këtë ka thënë se e ka temë të vetme në çfarëdo takimi me Serbinë.

Në një reagim të tij në Facebook, Hoti ka shtuar se njohja reciproke do të qetësonte Ballkanin dhe Evropën.

“Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti duke shtuar se “Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik”.

“Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë”, ka vazhduar ai.

Tutje Hoti ka përsëritur ftesën për forcat politike në Kosovës që të bashkohen në këtë proces.

“Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera”, ka përfunduar postimin e tij Hoti.

Ky reagim i Hotit vjen pak ditë para Kosova e Serbia të takohen në Shtëpinë e Bardhë pas ftesës së emisarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Takimi do të mbahet më 4 shtator

- Advertisment -

Lexoni