Thursday, May 19, 2022

Këshilli Rinor: Testi i Maturës po përcillet me shumë probleme – tashmë është edhe online

Këshilli Rinor Kosovar – KYC përmes një komunikate për media ka raportuar për një mori problemesh që kanë ndodhur gjatë testit të maturës.

Këshilli Rinor Kosovar (KYC) thotë se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES), ka angazhuar 40 monitorues nga KYC, të cilët aktualisht janë në qendra të testimit në 25 komuna për monitorimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Problemet kryesore të raportuara nga terreni, sipas KYC, deri tani janë:

Mos mbajtja e distancës fizike, pavarësisht shenjëzimit të oborrit dhe korridoreve të objekteve shkollore.

Administruesit janë vonuar, prandaj testimi ka filluar në disa qendra të testimit, ndërsa përbrenda qendrave të testimit, disa klasa kanë filluar testin e disa jo.

Nxënësit nuk kanë filluar të hynë në klasa në disa qendra të testimit.

Testi i maturës është fotografuar dhe gjendet online në grupe rrjete sociale.

Probleme me teste rezervë të lëndëve zgjedhore

Në Kosovë po mbahet Provimi i Maturës Shtetërore, në 184 qendra të testimit.

- Advertisment -

Lexoni