Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare ylli i ‘Black Panther’

192

Aktori amerikan, Chadwick Boseman i famshëm për rolin e tij tek “Black Panther” ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare. 

-Advertisement-

Boseman, u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme, në shtëpinë e tij në Los Angeles, i rrethuar nga familjarët.  Prej 4 vitesh, aktori po luftonte me kancerin, por diçka e tillë nuk u bë kurrë publike.  I njohur për filmat me superheronj, ikja e parakohshme e Chadwick ka shokuar fansat.

Ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare ylli i 'Black

Një pjesë e mirë e roleve të tij në filmat e fundit  si Marshall, Da 5 Bloods e shumë të tjerë janë xhiruar gjatë kohës që aktori bënte ndërhyrje të shpeshta kirurgjikale dhe kemioterapi.

Boseman, personazhet e të cilit ishin figura të jetës reale, do të mbahet mend gjatë për “Black Panther”, filmi në të cilin aktori arriti kulmin e famës së tij.

Vitin e kaluar, gjatë një interviste teksa fliste për “Black Panther” i ndjeri tha se ai film ka ndryshuar kuptimin e asaj çfarë do të thotë të jesh “i ri, i talentuar dhe me ngjyrë”.

Burimi: BBC