Monday, May 23, 2022

Policia gjermane shpërndau demonstratën në Berlin

Afër 18.000 vetë u mblodhën të shtunën në Berlin për të protestuar kundër qeverisë për kufizimet e vendosura në pandeminë e Coronës. Policia e shpërndau marshin e planifikuar për të kaluar në qendër të Berlinit, sepse nuk u respektuan masat e distancës për mbrojtjen nga infeksioni dhe shumë demonstrues nuk mbanin maska.

Protestuesit nuk kanë respektuar asnjë masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia ka arrestuar një person pasi është përleshur me zyrtarët gjatë kësaj protestës.

Situata është tensionuar kur policia obligoi protestuesit që të mbajnë maska me qëllim që të vazhdojnë marshin e tyre.

Policia është detyruar të ndërhyjë pasi shumica e protestuesve refuzuan të mbajnë distancën nga njëri-tjetri.

Kjo protestë besohet se është organizuar nga krahu i djathtë ekstrem dhe gjatë saj është shfaqur edhe flamuri nazist.

This image has an empty alt attribute; its file name is protesta-te-reja-gjermani-2.jpg

Për të kundërshtuar këtë protestë kanë dalë në rrugë 100 persona që bënin thirrje kundër nazistëve.

Organizatorët kanë thënë se në protestë kanë qenë 22 mijë pjesëmarrës.

Kjo nuk është hera e parë që në Berlin protestohet kundër masave për mbrojtjen nga koronavirusi.

Thousands Protest in Berlin Against Coronavirus Restrictions | World News |  US News

Javë më parë u organizua një protestë kundër vaksinimit. Në këtë protestë morën pjesë adhurues të teorive konspirative dhe aktivistë kundër vaksinimit.

Autoritetet në Berlin kanë ndaluar tubimet e tilla për shkak se pjesëmarrësit nuk respektonin distancën, por një vendim i Gjykatës ka mundësuar organizimin e tyre.

Më shumë se 3 mijë policë janë angazhuar nëpër Berlin dhe janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse përkeqësohet situata.

Gjatë javëve të fundit, Gjermania përkundër vendosjes së masave, është goditur nga një valë e re e infektimeve me koronavirus.

- Advertisment -

Lexoni