Ktheu Gjermaninë “në shina”, Nagelsmann i hapur për të zgjatur bashkëpunimin
Tuneli i dy botëve: Në spitalet Covid në Kosovë, gjithçka i ngjan një fushëbeteje
Ekipi i ABC News ka parë nga afër sesi trajtohen pacientët me koronavirus në Kosovë dhe modelin që po ndjek Prishtina, duke lehtësuar masat e sigurisë përreth dhe në spitalet kovid.
Pacientët kanë mundësinë të dalin dhe të ajrosen në ballkone dhe të afërmit e tyre mund të kujdesen për ta, edhe duke iu sjellë gjërat e nevojshme, por edhe duke i parë dhe duke u dhënë kurajo.
Bilanci prej koronavirusit është tepër i rëndë në Kosovë. Madje, pak ditë më parë, prestigjiozja “Bloomberg” e cilësoi Kosovën si vendin me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në raport me popullsinë.
Gjithçka filloi më 13 mars, ditë e cila konsiderohet edhe momenti kur virusi “shkeli” në Kosovë.
U konfirmuan dy rastet e para, një grua nga Vitia dhe një e re italiane që punonte në Klinë me Karitasin.
Marsi kaloi deri pothuaj në fund me numër minimal personash të infektuar që nuk e kalonin numrin me një shifër.
Por 30 marsi shënoi rritjen me 12 raste në 24 orë dhe numri në total i rasteve positive e kaloi 100-tën.
Prilli dukej nën kontroll me një numër rastesh që i ngjante fundit të marsit ndërsa në maj, numri i viktimave nga koronavirusi arrin 30-tën.
Qershori vazhdon me rritje të numrit të rasteve dhe arrin në 129 raste të reja më 15 qershor.
Raportohen cdo ditë raste të humbjes së jetëve nga koronavirusi dhe në fund të qershorit, numri i viktimave kishte shkuar në 51.
Korriku shënjon rritjen dramatike të numrit të viktimave dhe më 30 korrik, shënohet rekordi i zi me 16 raste vdekjesh në 24 orë si pasojë e kovid 19.
Numri i viktimave kishte shkuar tashmë në 212. Gushti fillon dhe vazhdon me ritëm të lartë vdekjesh.
Më 6 gusht, regjistrohen përsëri 16 viktima nga koronavirusi duke e cuar numrin e humbjeve të jetës në 300.
Ndërsa më 24 gusht, 13 viktimat e reja nga virusi famëkeq e cojnë këtë numër në 480, vdekshmëri e lartë për numër banorësh.