Sunday, May 29, 2022

Zvicra aleat i Shqipërisë në zhvillimin e bashkive

Zvicra do të jetë një aleat në mbështetjen pêr zhvillimin e bashkive nê Shqipëri.

Chantal Nicod, Drejtuese për Qeverisjen dhe Shëndetësinë nga ambasada e Zvicrës ka vizituar bashkinë e Durrësit dhe Vlorës. Ajo bëri të ditur se Zvicra është krenare që mbështet bashkitë në Shqipëri për një kohë të gjatë, dhe se për të pasur bashki të forta, nevojiten jo vetëm fonde, por edhe një administratë e fortë.

“Bashki më të forta dhe shërbime cilësore për qytetarët” – kjo ishte tema e diskutimit gjatë një vizite në bashkitë e Durrësit dhe Vlorës këtë javë. “Zvicra është krenare që mbështet bashkitë në Shqipëri për një kohë të gjatë. Për të arritur bashki më të forta, nevojitet jo vetëm fonde dhe një administratë e fortë, por edhe të dëgjuarit e nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve” – tha Chantal Nicod, transmeton Albinfo.ch.

Ditë më parë edhe ambasadori zviceran Adrian Maître ishte në një vizitë në Gjirokastër dhe Dropull ku kishte rikonfirmuar mbështetjen e Zvicrës në mënyrë që siç është shprehur ai, Shqipëria të ndërtojë institucione efektive bashki të forta.

- Advertisment -

Lexoni