Përditësimi i tregimit të Top Gun 3 dhënë nga producenti Jerry Bruckheimer
Adele tërheq vëmendje me foton e fundit në Instagram – ka ndryshuar plotësisht
Këngëtarja e famshme Adele ka qenë në një rrugëtim të shëndetshëm fitnesi gjatë viteve të fundit, duke transformuar krejtësisht pamjen e saj.
Prodhuesja e hitit Hello i mahniti fansat gjatë fundjavës pasi ndau një fotografi të saj të veshur me një bikini ndërsa rikrijonte Notting Hill Carnival nga kopshti i shtëpisë së saj në Beverly Hills, pasi ngjarja popullore u anulua në Londër.
Fansat ishin të shpejtë për të komentuar pamjen e Adele. Disa prej tyre shkruan: “Sapo theve internetin”, ndërsa një tjetër shkruajti: “Omg dukesh mahnitëse. Të lumtë! Çfarë arritjeje”. Një i tretë shtoi: “Më në fund një foto me bikini! Ajo duket mahnitëse”.
Adele ka punuar shumë për të transformuar stilin e saj të jetës, dhe ish trainerja e saj personal më parë zbuloi sekretin pas figurës së saj të pabesueshme gjatë një paraqitje në Lorraine.
“Ajo po ushtron shumë por mendoj se 90 përqind e transformimit vjen nga dieta,” konfirmoi Camila Goodis. “Është një dietë e mirë për të hequr peshën. Javën e parë kemi lëngje intensive, jeshile dhe vetëm 1.000 kalori. Ajo nuk duket shumë e hollë – duket e mrekullueshme”.
Ajo më tej shtoi se Adele ka hequr dorë nga ushqimi i përpunuar, pijet e gazuara dhe sheqeri.