Sunday, May 29, 2022

Gjukanoviq në opozitë, shqiptari Abazoviq zgjedh koalicionin me partitë pro-serbe

Milo Gjukanoviq do të jetë në opozitë pasi tri grupimet opozitare janë bashkuar për t’ia marrë pushtetin. Partitë pro-serbe kanë marrë përkrahjen edhe të partisë së shqiptarit, Dritan Abazoviq.

Abazoviq në zgjedhjet e djeshme me koalicioni “E zeza mbi të bardhën” morri 5.57 të votave.

Ndërkaq në një takim të mbajtur sot mes liderëve të koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhën”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq, sipas Vijestit, liderët janë pajtuar shpejtë për disa parime mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme.

Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë, “thuhet ne deklarata.

- Advertisment -

Lexoni