Pep “ia vë syrin” talentit të Bayernit, por duhet të paktën 100 milionë
TESTE FALAS PËR POLITIKANËT, ME PAGESË PËR QYTETARËT
Shumë qytetarë me simptoma të qarta dyshuese për Covid-19, po e kanë të pamundur të kryejnë testet në IKSHPK. Të brengosur për shëndetin, ata detyrohen të paguajnë nëpër laboratorët privatë, për teste që ende nuk dihet nëse po tregojnë diçka reale apo jo. Kurse shumat që paguajnë, sillen nga 30 deri në 200 euro – çmimi i fundit, që doli të jetë çmim rekord jo vetëm në Kosovë.
Në anën tjetër, politikanët, qeveritarët, deputetetët, nëpunësit dhe familjarë të tyre, pa problem deri më tani ka kryer nga 10 herë e më shumë teste, vetëm që të jenë të sigurtë se nuk janë prekur nga virusi kinez i cili në raste dinë të jetë edhe vrastar.
Në raste pandemie, shteti, duhet të jetë përgjegjës për t’u siguruar qytetareve teste, sikurse që i detyron të ngujohen dhe të zbatojnë masa herë të qëlluara e herë eksperimentale me kosto të larta ekonomike.
Pabarazinë mes pushtetarëve dhe qytetarëve e dënoi së fundit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, kurse pjesa më e madhe e shoqërisë civile vazhdon të heshtë duke ruajtur raportet me pushtetin.
Nisur nga rasti me laboratorin privat “Medical & Laboratory Services”, ku një test PCR po iu kushton qytetarëve 200 euro, KMDLNj thotë se testet për COVID-19 janë përgjegjësi e shtetit.
Ky Këshill thotë se Ministria e Shëndetësisë duhet të nisë hetimet për këtë rast, e jo ta luajë avokatin e laboratorit duke e arsyetuar çmimin e lartë.
“Ky veprim i Ministrisë së Shëndetësisë përveç se është konflikt i pastër interesti, në të njëjtën kohë është i liruar nga çdo skrupull, moral, profesional dhe institucional. Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të krijojë politika për mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve e jo të mbrojë intereset e laboratoreve private që janë licencuar , pa siguruar asnjë transparencë , pa një mbikëqyrje efektive të punës së tyre dhe pa ofruar fare llogaridhënie”, thuhet në reagim.
Edhe analisti i Institutit GAB, Agron Demi ka reaguar duke bërë krahasime që nxjerrin në shesh mjerimin e qytetarëve të Kosovës.
“200 euro testi për covid = 170 euro asistenca që shteti u’a ka dhënë punëtorëve që janë prekë nga pandemia (e që ende nuk i kanë mar shumica) + 30 euro shtesë për pensionet e moshës”, ka shkruar Demi.
“Kryeministri, kryetari i LDK, kryetari i PDK e krejtë politikanët i kanë kry testet falas në IKShPK. Si është e mundur me u licencu laboratoret private, kurse numri i testimeve ditore me mbetë i njejtë? A do të thotë se IKShPK e ka ulur numrin e testimeve për me ju kriju hapësirë laboratoreve private?”, ka hedhur dyshime me plotë arsye ai.
Që nga shpërthimi i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete të konsiderueshme nga Buxheti i Kosovës, si për ministrinë e udhëhequr nga ministri Vitia ashtu edhe nga ministria e udhëhequr nga ministri Zemaj sikur që ka pasur shumë donacione ndërkombëtare , në para dhe materiale shëndetësore por se situata vetëm sa është përkeqësuar, është rritur shumë numri i të infektuarve e sidomos atyre që kanë përfunduar me fatalitet.
Andaj, kërkohet që Ministria e Shëndetësisë të rrisë numrin e testeve e që do të kontribuonte në menaxhimin më të mirë të pandemisë sikur edhe do të kursente qytetarët e Kosovës nga shpenzimet që janë përgjegjësi e Shtetit.
Sipas KMDLNj-së, ka informata se ka gatishmëri të një përkrahjeje ndërkombëtare në mënyrë që numri i testimeve të rritet në 5000 – 6000 testime në ditë dhe ato të bëhen falas. Por, ky Këshill pret kundërshtim në realizimin e këtij projekti nga grupet e interesit që nuk kanë interes të fuqizohet shëndetësia publike.