Balenat e spermës janë parë duke përdorur armën e tyre të fundit kundër orkave sulmuese:
9 hapa thelbësorë për planifikimin e një udhëtimi familjar gjatë pandemisë Covid-19
Për shumë njerëz, vera zakonisht nënkupton udhëtime familjare, por COVID-19 ka komplikuar planifikimin e udhëtimeve këtë vit. Andaj po ndajmë me ju disa hapa që të jeni sa më të sigurtë gjatë udhëtimeve tuaja. Të mbajmë një maskë, dezinfektuesin e duarve dhe të praktikojmë distancimin fizik sigurisht që do të minojnë shancet e infektimit. Por sa e vështirë është që t’u përmbahemi rregullave të tilla gjatë një udhëtimi? A ja vlen të udhëtosh gjatë pandemisë më gjithë rrezikun që na kanoset?
Sidoqoftë kjo është një zgjedhje persnale e secilit. Varet edhe nga numri i infektimeve në vendit që jetoni dhe aty ku planifikoni të shkoni. Nëse ju dhe familja juaj keni vendosur të merrni një udhëtim disa ditor atëherë sigurohuni që t’i përmbaheni hapave të mëposhtëm në mënyrë që të jeni sa më të sigurtë.
- Lexoni për kufizimet e udhëtimit
Qëndroni në azhurnim të rekomandimeve dhe kufizimeve federale, shtetërore dhe lokale dhe kontrolloni rregullisht për ndryshime të mundshme. Para se të udhëtoni, do të dëshironi të kontrolloni edhe hartën e re të Harvardit për vlerësimin e rrezikut COVID. Në vendet me ngjyrë të kuqe, porositë e qëndrimit në shtëpi janë bërë të nevojshme përsëri, thonë studiuesit, edhe nëse kjo nuk pasqyrohet në politikën lokale.
Ndërsa shumë kufinj ndërkombëtarë mbeten të mbyllur, ata që janë të hapur për udhëtarët zakonisht kërkojnë të bëni testin për Covid-19. Mësoni edhe për rregullat që duhet të ndiqni pasi të përfundoni udhëtimin në lidhje më karantinimin. Sigurohuni që keni gjithçka që ju nevojitet në pajtim me masat e venit ku po shkoni në mënyrë që të mos hasni në surpriza në momentin e fundit, që mund të ndikojnë negativisht në tripin tuaj familjar.
- Konsultohuni me mjekun tuaj
Është një ide e mirë që secili anëtar i familjes të flasë me mjekun e tij për rrezikun individual dhe masat paraprake thelbësore të sigurisë, bazuar në udhëtimin familjar që keni në mendje, në fillim të fazës së planifikimit të udhëtimit. Kjo është gjëja më e mirë që mund të beni për t’u këshilluar me profesionistët nëse është e sigurt për ju, posaçërisht, të udhëtoni tani.
Pyesni dhe hulumtoni gjithashtu kujdesin mjekësor lokal, në rast se sëmureni ndërsa jeni larg. Gjithashtu, sigurohuni që të paketoni ilaçe të mjaftueshme për udhëtimin tuaj – dhe të paketoheni shtesë, nëse ngecni diku më shumë se sa ishte planifikuar.
- Njihuni me statusin e rrezikut të të gjithë familjarëve
Ekspertët shëndetësorë vërejnë se ata me një rrezik në rritje të sëmundjes së rëndë nga COVID-19 (përfshirë të rriturit e moshuar si gjyshërit dhe ata me sëmundje të tjera shëndetësore) duhet të kufizojnë udhëtimet e tyre. Përveç kësaj merrni parasysh edhe gjendjen e atyre që mund të vizitoni gjatë udhëtimeve tuaja, përfshirë anëtarët e moshuar të familjes ku mund të shkoni.
- Shmangni pikat e nxehta të koronavirusit
Zgjidhni destinacionin tuaj me mençuri. Informohuni rreth numrit të të infektuarve dhe shmangni vendet me rrezik të lartë për infektim ku ka numër të madh njerëzish. Destinacioni mënjanë, planifikoni të jeni fleksibil. Ndërsa udhëtoni në një pandemi, është e rëndësishme të kuptoni se në çdo moment, kufizimet dhe udhëzimet mund të ndryshojnë. Një destinacion mund të vendosë një porosi të qëndrimit në shtëpi ose një shtet mund të urdhërojë një karantinë andaj ju duhet të jeni të përgatitur për ndryshime të tilla.
- Merrni parasysh vendndodhjen dhe turmat kur rezervoni akomodimet
Shumë hotele në të gjithë botën po ofrojnë tarifa me zbritje të thellë për të inkurajuar udhëtimet verore, të tjerët kanë krijuar rregulla të reja dhe kur merrni masat e duhura paraprake shumë ekspertë priren të bien dakord se është në rregull të vizitoni hotelet dhe pishinat. Por hotelet e mëdha, shumëkatëshe me shumë hapësira të përbashkëta dhe ashensorë mund të jenë më të rrezikshëm sesa akomodimet private.
- Merrni parasysh mënyrën tuaj të transportit
Është e pamundur të dish nëse një lloj udhëtimi është më i sigurt se të tjerët – por aeroportet, stacionet e autobusëve dhe trenave dhe ndalesat e pushimit janë të gjitha vendet ku mund të marrësh virusin. Kjo është arsyeja pse ekspertët në përgjithësi sugjerojnë udhëtime rrugore në distanca të shkurtra, ku ju keni më shumë kontroll mbi mjedisin dhe nuk po merrni frymë të njëjtë me të huajt.
- Paketoni një çantë të domosdoshme “pandemike”
Grumbulloni gjërat e domosdoshme për pandeminë ku duhet të përfshini pastrues dore, maska për fytyrën, peceta dezinfektuese, karta sigurimi shëndetësor, termometër, doreza latex (për përdorim një herë në hapësirat publike) dhe sapun dore. Nëse jeni duke vozitur automjetin, sillni me vete mjaft ushqime dhe pije për të parandaluar ndalesa të panevojshme.
Dhe mbani mend: Pastruesi i duarve mund të jetë i ndezshëm. Merrni pastruesin e duarve me vete kur po dilni nga makina, veçanërisht kur ka diell të nxehtë të verës.
- Planifikoni aktivitete në natyrë
Këtë verë, planifikimi dhe prenotimi përpara është gjithçka. Kur planifikoni itinerarin tuaj, zgjidhni aktivitete në natyrë dhe dijeni se gjërat si monumentet, restorantet e destinacionit dhe atraksionet e tjera mund të jenë të mbyllura ose të pasigurta tani. (Ekspertët zakonisht rekomandojnë anashkalimin e aktiviteteve të brendshme, si muzetë, për momentin.) Orët mund të jenë gjithashtu të kufizuara, dhe rezervimet mund të kërkohen për kontrollin e turmës. Por ka shumë mënyra për t’i argëtuar anëtarët e familjes në natyrë: kamp, shëtitje, biçikletë, kalim kohë në një plazh të qetë ose duke vizituar një park kombëtar aty pranë.
- Përgatitni fëmijët për të qëndruar të sigurt
Udhëtimi është një mjet për t’i mësuar fëmijët për botën dhe njerëzit përreth tyre. Por këtë verë, bisedat me të huajt nuk janë aq të thjeshta. Para udhëtimit, flisni me fëmijën tuaj për rëndësinë e distancimit fizik, larjen e duarve dhe mbajtjen e maskës. Për të përgatitur fëmijët tuaj për protokollet e ndryshme që mund të sjellin pushimet e kësaj vere, luani një lojë më parë dhe veproni se si do të dallojë udhëtimi juaj nga ato të kaluara.