GRENELL: NUK JAM PAGUAR ASNJË CENT PËR ÇËSHTJEN KOSOVËN-SERBI
Emisari amerikan në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, tha në një video konferencë me përfaqësuesit e mediave, me rastin e takimit të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, se nuk ishte i angazhuar në fushatën presidenciale të Donald Trumpit dhe se nuk është paguar asnjë cent për punën që po bën rreth bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë nuk u bashkova me fushatën e Trumpit. Nuk jam paguar asnjë cent për punën që lidhet me Kosovën dhe Serbinë. Unë u bashkova me RNC-in si një këshilltar special, por kjo nuk është për fushatën e Trumpit, kështu që ju gabuat në këtë front”, tha Grenell.
Ky i fundit poashtu pohoi se në bisedime pritet të arrihet një marrëveshje ekonomike.