Liverpooli mendon për pasuesin e Salah, alternativë edhe ish-in e Ajaxit
Nëse sot ju vjen ‘si për të qarë’ fajin e ka Hëna e Plotë
Shtator të mbarë! Ndërkohë që presim Susan Miller-in të na tregojë ç’do të bëhet me ne këtë muaj, duhet të dini që ky shtator është i mbushur me Hëna të Plota. Sot (1 shtator) ndodhet në shenjën e Peshqëve, prandaj gjatë gjithë ditës je ndjerë shumë më i ndjeshëm se zakonisht.
Gjatë kësaj Hëne të Plotë, Urani (që aktualisht është në prapavijë tek Demi) funksionon si “alarm” për të na zgjuar nga ëndrrat dhe për të na hapur sytë drejt realitetit. Prisni të realizoni gjëra të mëdha falë kësaj energjie kaq të fuqishme. Mërkuri praktik dhe Plutoni hetues do të na japin një tablo më të qartë rreth të shkuarës, por çfarë duam t’ju themi është që këtë periudhë do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht, për shkak të Hënës së Plotë.
Emocionet do të dalin më shumë në sipërfaqe, prandaj është e rëndësishme për të gjithë ne të marrim kohën e duhur dhe të analizojmë ndjesitë tona. Një këshillë: Jini të mirë dhe të butë me veten dhe të tjerët sot! Nëse ju qahet sepse ca të papritura dolën në pah, qani derisa të zbrazeni!