Armët për Ukrainën: A mund të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perëndimor?
Ngjarje e rëndë: Nëna me të birin humbin jetën në një aksident trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë
Një nënë me të birin e saj kanë vdekur në një aksident të rëndë trafiku gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë. Viktimat janë me prejardhje nga fshati Skifteraj i Vitisë.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për humbjen e dy familjarëve të tyre.
“Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit Haliti.