Shkencëtarët identifikojnë një lidhje midis gjumit dhe rrezikut të diabetit të tipit 2: ScienceAlert
Përfundon dita e parë e intervistimit të Ali Ahmetit para Prokurorisë Speciale
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përfunduar pas tetë orësh intervistimin nga prokurorët e specializuar në Kosovë në lidhje me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ndërtesën e EULEX, e cila shfrytëzohet si dhomë për të intervistuar ata që ftohen nga specialja dhe që nuk mund të udhëtojnë për në Hagë, Ahmeti hyri në 09:30 të mëngjesit dhe doli në 17:30 të pasdites.
Korrespondentja e Euronews Albania nga Kosova, Erjonë Popova raporton se intervistimi i tij pritet të vijojë ditën e nesërme, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, por ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti lindi më 4 janar 1959 në fshatin Zajaz të Kërçovës në Maqedoni të Veriut dhe u shkollua në Prishtinë për filozofi. Në fillim të viteve ’80 u përfshi në protestat studentore, të cilat shfaqën asokohe hapur kundërshtitë ndaj politikave jugosllave kundër popullsisë shqiptare në Kosovë. Për aktivitetin e tij politik u arrestua dhe dënua me 1 vit burg.
Në fillim të viteve ’90 ishte ndër kryesorët që themeluan dhe ngritën më tej UÇK-në si formacion ushtarak, të cilin në vitin 2000, pas çlirimit të Kosovës, ai së bashku me udhëheqës të tjerë, e ristrukturuan në “Ushtria Çlirimtare Kombëtare” duke e shtrirë veprimtarinë e saj tashmë në Maqedoninë e Veriut.
LEXO EDHE KËTË: