Al Pacino dhe Dan Stevens do të luajnë në filmin ekzorcist të bazuar në një
Ambasadori amerikan në Serbi – Ditë e mrekullueshme për Kosovën dhe Serbinë sot
Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, është shprehur se dita e premte do të jetë një “ditë e mrekullueshme për Kosovën dhe Serbinë”.
Përmes një postimi në Twitter, Godfrey ka shpërndarë agjendën e presidentit amerikan Donald Trump që sot do të takohet me krerët e Kosovës dhe Serbisë, për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën janë dakorduar të enjten.
“Ditë e mrekullueshme për Serbinë dhe Kosovën. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë, investime të reja, e ekonomi më të qëndrueshme dhe të fortë. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi e meritojnë një standard më të mirë jetese. Mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkim të paqes, pajtimit e normalizimit ekonomik”, ka shkruar Godfrey.